Ish-kryeinspektori i Inspektoriatit vendor të Elbasanit, M.Q., dhe një person tjetër, janë arrestuar nga policia, pasi janë konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje në zonën e llixhave në Tregan të Elbasanit.
Ndërkohë nën hetim është vënë A.Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit i cili dyshohet se ka favorizuar ndërtimin pa leje të objektit me dy kate me sipërfaqe 1200 m katror.
Në lidhje me këtë rast ka rezultuar se në muajin janar dhe shkurt 2021, të jetë bërë ndërtim pa leje me sipërfaqe 1200 m katror, në dy kate, nga shtetasi N. K., në vendin e quajtur “Llixha”, dhe në vijim të jetë aplikuar për legalizim tek AKSH.
Po nga hetimet dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, shtetasit M. Q. dhe A. Z., të kenë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




