Shendet

Obeziteti mund të dobësojë mbrojtjen e vaksinës Covid-19

Obeziteti mund të dobësojë efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19. Kjo gjendje për ata që nuk janë infektuar kurrë me Covid-19 Të dhënat janë rregjistruar nga një studimi të vogël në turqi. Ndër pjesëmarrësit në studim  të pa prekur nga Covid-19 dhe që kishin bërë vaksinën Pfizer.

Pacientët me obezitet të rëndë kishin nivele antitrupash më shumë se tre herë më të ulëta se individët me peshë normale. Tek ata që kishin marrë Sinovac, ata që ishin prekur nga obeziteti dhe të pa infektuar kishin nivele të ulëta antitrupash. Tek ata niveli ishte 27 herë më i ulët se njerëzit me peshë normale. Kjo sipas të dhënave të paraqitura këtë javë në Kongresin Evropian për Obezitetin në Maastricht, Holandë.  

Në 70 vullnetarët me një infeksion të mëparshëm me koronavirus, nivelet e antitrupave ishin të ngjashme te njerëzit me dhe pa obezitet. Për studimin, ekspertët kishin krahasuar përgjigjet imune ndaj vaksinave në 124 vullnetarë me obezitet të rëndë. 130 pjesëmarrës kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer dhe 160 kishin marrë dy doza të vaksinës së virusit të inaktivuar të Sinovac. Ndërsa, dy doza të vaksinës Pfizer “mund të gjenerojnë dukshëm më shumë antitrupa sesa CoronaVac.

“Nevojiten kërkime të mëtejshme. Duhen parë nivelet e antitrupave nëse ofrojnë mbrojtje kundër Covid-19,” tha drejtuesi i studimit Volkan Demirhan Yumuk. Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë