Gazeta Si – Ish-presidenti amerikan, Barak Obama iu drejtua studentëve të Kolegjit Hamilton në Nju Jork dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbrojnë vlerat dhe idealet e vendit të tyre, të cilat janë vënë në pikëpyetje.
Pavarësisht referencës së qartë për administratën e re republikane, Obama nuk e përmend kurrë emrin e Donald Trump.
“Jam i shqetësuar, shoh sjellje në kundërshtim me paktin bazë që kemi si amerikanë”, – theksoi ai.
Fjalimi i Obamës, duket si një nxitje për të kundërshtuar shtrembërimet e paraqitura gjithnjë e më shumë nga Trump, por edhe njohjen e gabimeve të së majtës amerikane.
“Është në dorën tonë të të gjithëve që ta zgjidhim këtë situatë”. Ish-presidenti amerikan, i ulur në skenë para publikut të të rinjve, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të mbrojnë vlerat dhe idealet e vendit të tyre, të cilat janë vënë në pikëpyetje.
Nga kush nuk është bërë e qartë: megjithëse referenca është qartësisht për administratën e re republikane të Shtëpisë së Bardhë, demokrati nuk e përmend kurrë emrin e Donald Trump.
Më pas, Obama foli për sakrificën që duhet të bëjnë të gjithë amerikanët për të mos humbur vlerat demokratike mbi të cilat janë themeluar Shtetet e Bashkuara, sepse, “askush nuk vjen të na shpëtojë”.
Ish-presidenti më pas theksoi se “zyra më e rëndësishme në këtë demokraci është qytetari. Njeriu i zakonshëm që thotë: ‘jo, nuk është e drejtë’”.
Dhe ai shtoi: “Ka qenë e lehtë për shumicën e jetës sonë të themi se jemi përparimtarë ose të themi se jemi për drejtësinë sociale”.
Tani, Obama tha, “ne jemi në një nga ato momente ku, ju e dini se çfarë, nuk mund të thoni thjesht se jeni për diçka, mund t’ju duhet të bëni diçka”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.