Bota

NYT: Khamenei ka dhënë urdhrin për të ‘goditur drejtpërdrejt Izraelin’

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin ditën e 299. Një raketë izraelite vrau shefin e Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

Ai ishte në një banesë kur u vra.

Siç raporton NYT, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka dhënë urdhrin për të "goditur drejtpërdrejt Izraelin" në shenjë hakmarrjeje.

Ndërkohë, IDF sulmoi edhe Bejrutin, ku ishte shënjestruar bastioni i Hezbollahut, dhe njoftoi vrasjen e Fouad Shukr, i konsideruar numri 2 i grupit ekstremist.

Një burim i Hezbollahut konfirmon vrasjen: "Trupi i Shukrut u gjet". “Ne u kemi dhënë goditje shkatërruese të gjithë armiqve tanë”, deklaroi kryeministri izraelit Netanyahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë