Gazeta Si – Rrjedhja e informacioneve nga institucionet qendrore të akuzës, kanë shkelur shpeshherë sekretin hetimor të çështjeve mes palëve në proceset gjyqësore.
Por për kreun e SPAK, Altin Dumani, kjo është një e drejtë që duhet ruajtur duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur.
“E ndan një vijë shumë e hollë transparencën me ruajtjen e sekretit hetimor. Natyra e hetimeve që ne kryejmë, nevoja e publikut për t’u informuar është shumë e madhe, sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur. Ne jemi përpjekur që ta gjejmë këtë ekuilibër”, – tha ai gjatë një takimi informal me gazetarët.
Sipas tij, “ka gazetarë të papërgjegjshëm që për disa klikime më shumë publikojne lajme të rreme ose një pjesë të të vërtetës. Por dëmtojnë reputacionin e SPAK”.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave, Altin Dumani – në javën e fundit si drejtues i SPAK – është shprehur se puna në krye të organit qendror të akuzës në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.
“Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët”, ka thënë kryeprokurori.
“Shumë çështje do doja t’i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet”.
Gazetarët e kanë pyetur edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe ai u ka konfirmuar: “Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit”.
Dumani u pyet dhe nëse e sheh veten në të ardhmen pas mbarimit të mandatit të tij pas 3 vitesh, si një aktor me peshë politike.
“Nuk kam pasur as nuk kam ndërmend që ndonjëherë t’i futem politikës, prokuroria do vijojë të me këtë në gjirin e saj”, u shpreh kreu i SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



