Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Berat, pasi akuzohet se ka nxjerrë pllakat dekorative të gurit në Malin e Tomorit.
Bëhet fjalë për 55-vjeçarin me inicialet B. L., banues në Skrapar.
Policia thotë se ai akuzohet për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi ka nxjerrë pllakat dekorative të gurit në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorit, duke shkaktuar dëmtime në zonën e mbrojtur.
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec të cilit dyshohet se B. L , ia ka shitur pllakat e gurit dekorative.
“Ky i fundit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës”, shton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




