Ka ndodhur

Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorrit, hetohet një 34-vjeçar, në kërkim një tjetër

Policia e Beratit ka proceduar penalisht 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër, pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme.

Policia bën me dije se ka procedimin penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i nje subjekti privat i cili është me masë sigurimi “Arrest në shtepi” dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti tjeter privat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator 34-vjeçarin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë