Ka ndodhur

Nxirret e pajetë një 35-vjeçare nga liqeni i Fierzës, dyshohet se është vetëmbytur

Gazeta Si - Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë” në bregun e liqenit të Fierzës në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ajo është vetëmbytur.         

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë