Gazeta Si – Një 14-vjeçar, nxënës i klasës së shtatë të një shkolle fillore në Beograd, hapi zjarr, duke vrarë 8 nxënës dhe një roje sigurie, si dhe duke plagosur 7 të tjerë.
Mediat vendase shkruajnë se të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë, pasi i mituri hapi zjarr në drejtim të tyre. Gazeta “Novosti” shkruan se viktimë nga të shtënat ka mbetur roja i shkollës “Vlladisllav Ribnikar” dhe 8 fëmijë.
Autoritetet policore kanë ndaluar 14-vjeçarin i cili akuzohet për masakrën, e që dyshohet se ishte nën efektin e drogës.
Gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, nga ngjarja ka edhe persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë për jetën.









Deri tani, nuk dihet motivi i masakrës. 14-vjeçari që hapi zjarr në klasë, është ndalur dhe arrestuar më pas nga policia, e cila ka ndërhyrë pas njoftimit rreth orës 8.40.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit më vonë lëshuan një deklaratë në të cilën ata treguan se nuk e dinin ende motivin.
I intervistuar nga mediat vendase, babai i një prej nxënësve të pranishëm në momentin e të shtënave, tregoi se i riu i ishte bashkuar së fundmi klasës.
Pavarësisht ligjeve mjaft të rrepta që kufizojnë fuqishëm qarkullimin e armëve të zjarrit në të gjithë Serbinë, për shkak të luftës dhe trazirave që ndodhën gjatë viteve 1990, shumë armë ilegale mbërritën në vend dhe nuk u regjistruan kurrë.
Duket se djali ka qëlluar edhe mbi një mësuese. Mediat raportojnë për prindër të tmerruar që vijnë në shkollë duke u përpjekur të gjejnë fëmijët e tyre.
“Së pari ai qëlloi mësuesen dhe më pas fëmijët që u fshehën nën tavolina”, – i tha N1 TV babai i një nxënësi, Milan Millosheviç, duke cituar historinë e vajzës së tij.
“Ajo tha se ai ishte një djalë i qetë dhe një student i mirë”, shtoi ai, duke shpjeguar se vajza e tij ishte në klasën e historisë kur ndodhën të shtënat.
Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë momentin e arrestimit të djalit, teksa po transportohet me fytyrë të mbuluar nga agjentët drejt një makine të parkuar në rrugë.
Të shtënat masive në Serbi dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, janë jashtëzakonisht të rralla dhe nuk janë raportuar në shkolla vitet e fundit.
Në të shtënat masive të fundit, në vitin 2013, një veteran i luftës ballkanike vrau 13 persona në një fshat në Serbinë qendrore.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht për numrin e armëve të mbetura në vend pas luftërave të viteve 1990, duke vënë në dukje se paqëndrueshmëria prej dekadash e shkaktuar nga konfliktet dhe vështirësitë aktuale ekonomike mund të çojë në episode të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



