Ka ndodhur

Krujë / Nxënësi hedh spraj djegës në shkollë, shokët e klasës përfundojnë në spital

Gazeta Si – Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë, ka hedhur spraj me spec djegës drejt bashkëmoshatarëve të tij.

Policia tha se një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një spraj me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë