Gazeta Si – Pas Xhuliano Hoxhës, radhën për të dëshmuar këtë të martë e kishte Nuredin Dumani, i cili iu përgjigj pyetjeve nga avokati Gentian Rumano në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhajn.
I penduari i drejtësisë, ka treguar për raportin që kishte me bshkëpunëtorin e tij, i cili akuzohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Dumani ka rrëfyer se Hoxhajn e ka njohur në ditëlindjen e Festim Qolit, i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, Elvis Dedaj në Durrës dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj. I pyetur nga avokati i Hoxhajt, Dumani tha se ndante me të detaje nga ngjarjet ku përfshiheshin.
“Kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara, se kishim shumë ngjarje nëpër duar”, është shprehur.
Avokati: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?
Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm, pimë, kërcyem, ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës, sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec. Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët.
Avokati: E keni parë më përpara këtij momenti?
Dumani: E kam parë një herë te lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty, sepse me thanë që ka një sherr, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte në komisariatin 6, ka qenë Dritan Lamaj që më ka dhunuar. I kisha thënë ‘mbaje mend çdo të të bëj kur të dal’. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.
Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lamaj ju ka rrahur?
SPAK kundërshton pyetjen, gjykata pranon qëndrimin e SPAK.
Avokati: Kur qëndronit me Henrikun, i keni thënë për ngjarjet ku keni marrë pjesë?
Dumani: Po, i kemi treguar njeri-tjetrit
Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?
Dumani: Për dy vjet që kam nejt unë me Henrikun, i bie të rrimë këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam tregu ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.
Avokati: Nuk m’u përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje të tjera?
Dumani: Kjo më kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara, se kishim shumë ngjarje nëpër duar.
Avokati: A keni marrë porosi nga ndonjë person, që ke dashur ta kryesh, por nuk e ke realizuar dot?
Dumani: Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.
Avokati: Ju kujtohet t’i keni kërkuar Henrikut që doni të kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?
Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot palidhje kemi bërë ne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.