Turizmi ka vijuar rimëkëmbjen e tij gjatë këtij viti, kur në muajin janar numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 50.7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 60.3% ndërsa ai i jo-rezidentëve me 35.2%.
Në të njëjtin trend ka qenë edhe ecuria e net-qëndrimeve që sipas të dhënave është dyfishuar në janar në raport me janarin 2021. Numri i net-qëndrimeve nga rezident është rritur me 87.6% kurse ai nga jo-rezident është rritur me 2.2 herë.

Vizitorë
“Gjatë muajit Janar 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 50.7%, krahasuar me Janar 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.2 herë.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2.2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë prej 84.8%.
Në muajin Janar 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49.0%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65.0%, sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96.1%)” thuhet në njoftimin e INSTAT.
Net – qëndrime
“Gjatë muajit Janar 2022, numri i netë – qëndrimeve gjithsej është rritur me 2 herë, në krahasim me muajin Janar 2021. Numri i netë – qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.6 herë.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2.5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 88.9%.
Në muajin 2022, numri më i lartë i netë – qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,0%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53.9%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97.3%)” nënvizon INSTAT.
Norma neto e shfrytëzimit
“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8.9%, kundrejt 5,4% që ishte në muajin Janar 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8.0%, kundrejt 4.1% që ishte në muajin Janar 2021”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



