Numri i pushuesve në strukturat akomoduese u rrit me 13% në muajin korrik.
Sipas të dhënave nga INSTAT, rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.
Rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai qendër ku destinancioni i preferuar mbetej Durrësi.
Ndërkohë Jugu që siç e thanë shpesh për Gazetasi.al edhe tur-operatorët, duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind.
Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14.9 %, më të larta krahasim me korrikun e vitit të shkuar.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41.2 %. Në korrik numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84.1 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91.8 %)” nënvizon INSTAT.
Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38.6 %, kundrejt 35.1 % që ishte në muajin Korrik 2021.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40.9 %, kundrejt 36.0 % që ishte në muajin Korrik 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



