Për herë të parë në Shqipëri, në Shqipëri mund të zbatohet mbikëqyrja elektronike për të ulur numrin e lartë të të paraburgosurve.
Lajmin e konfirmoi ministri i drejtësisë Besfort Lamallari gjatë takimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai tha se i ka përcjellë porosi Shërbimit të Provës që të prezantojë një projekt të detajuar edhe nga ana financiare në mënyrë që bëhen të mundur zbatimi i rekomandimeve të ekspertëve të Këshillit të Europës për uljen e masave të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi.
“Mbikqyrja elektronike nuk ka egzistuar më parë në Shqipëri por po shihet si masë alternative”, tha Lamallari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje