Nga Gazeta ‘SI’ – Cilësia e kredisë u përmirësua në muajin shtatorit, pas një përkeqësimi të vazhdueshëm gjatë vitit 2023. Stoku i kredisë së keqe preku nivelin e 5.24% pas një rritje në 5.3% në muajt e verës.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo lidhet me faktin që normat e interesit për kreditë e reja kanë ardhur në rënie dhe ato për kreditë e mëhershme janë stabilizuar. Rrjedhimisht, familjet, bizneset nuk kanë pasur presion të shtuar në aftësinë e tyre paguese.

Një tjetër faktor është edhe përmirësimi i bilanceve të bizneseve, të cilët kanë përfituar ndjeshëm nga çmimet e larta në vend.
Në raport vjetor, kredite më probleme janë shtuar me 0.2%. Kjo tendencë ishte e parashikueshme nga Banka e Shqipërisë, lidhur kjo me rritjen e normës së interesit që çon në rritjen e këstit mujor të huave për familjet.
Në raportin e fundit të Stabilitetit Financiar, vetë BSH raportoi një përkeqësim të aftësisë paguese të familjeve shqiptare dhe një ndjeshmëri të lartë ndaj faktorëve financiarë. Për shumë prej tyre, masa e borxhit mujor që duhet të shlyenin, kalonte 50% të të ardhurave.
Sipas BSH-së, kreditë me probleme kryesohen nga kreditë në valutë dhe kreditë e pambrojtura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




