Të dhënat e INSTAT në raportin “Burra dhe Gra 2020” tregojnë që në çdo vit që nga 2016-ta, depozitat e burrave në bankat tregtare kanë qenë mbi 50% në radhët e burrave.
Në 2016 depozitat në bankat tregtare zotëroheshin 51,7 % nga burrat dhe 48, 3% nga gratë. Në 2017-ën ky raport ishte 58%/42%, në 2018-ën 54%/46% dhe në 2019-ën 57,1%/42,9%. Në vitin 2019 ishin 1.487.724 llogari depozite familjare në emrat e grave në bankat tregtare në vend kundrejt 1.996.850 depozita në emër të burrave.
E njëjta tablo vërehet edhe tek kreditë. Në sektorin llogari huamarrëse në sektorin familjar nga 372,845 të tilla për vitin 2019, në pronësi të burrave ishin 211,012 dhe në emër të grave ishin 161.833 të tilla.
Raporti mes burrave dhe grave në huamarrje pranë bankave tregtare për 2016 ka qenë52,9% burra dhe 47,15 gra, në 2017-ën ishte 58,9 %/41,1%, në 2018-ën57,1%/42,9% dhe në 2019 ky raport ishte 56,55/43,5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.