Lojëra me Dore

Numri 1 i tenisit botëror tërhiqet në moshën 25-vjeçare. Barti: Kam dhënë gjithçka

Gazeta Si – Tenistja numër 1 në botë, Ashlei Barti, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga aktiviteti në një moshë shumë të re, vetëm 25 vjeç. Ajo e ka dhënë lajmin me një video emocionuese të publikuar në rrjetet sociale.

Tërheqja e saj vjen më pak se dy muaj pas fitores në Australian Open, turneut të shtëpisë, ku fitoi titullin e tretë Grande Slam në karrierë. Barti e kishte lënë tenisin për të vazhduar karrierën si profesioniste në kriket në 2014-ën, por u rikthye 2 vjet më pas.

Ashlei Barti, 25 vjeç. Gazeta Si, 23 mars 2022

“E di që për momentin kjo është zgjedhja e duhur. Nuk kam më dëshirë të garoj në nivele të larta, – ka thënë Barti, e cila ka shpjeguar se dëshiron të ndjekë ëndrra të tjera. – Është hera e parë që e them me zë të lartë. Nuk kam më shtysë fizike dhe vullnet, nuk kam më motivin për të sfiduar veten. Jam e ezauruar.

E kam bërë edhe më parë këtë gjë, por ishte një situatë shumë më ndryshe. Jam shumë mirënjohëse për gjithçka që tenisi më ka dhënë. Më ka realizuar të gjitha ëndrrat e mia, por e kuptoj që ka ardhur momenti të largohem dhe të ndjek ëndrra të tjera, duke hequr dorë nga raketa”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë