Lojëra me Dore

Numrat favorizojnë Shai-n

Basketbolli është një sport skuadre dhe nuk është e ndershme të thuash që sezoni 2024-25 për Gilgeous-Alexander ishte më i mirë se ai i Durant apo Westbrook, vetëm sepse ata nuk fituan një titull. Por kur sheh statistikat individuale, argumenti anon në krahun e Gilgeous-Alexander. Fillimisht pikët për ndeshje (32.7) i ka më të larta se Durant (32.0) apo Westbrook (31.6). Edhe numrat e zotërimit nga Gilgeous-Alexander (33.8 pikë për 75) janë përpara Durant (30.9) dhe Westbrook (33.2). 

Gilgeous-Alexander nuk është një pasues si Westbrook (31.3% assist krahasuar me 57.3% të Westbrook) por ai e humbet topin më pak se “Triple-Double King” (85%) dhe është shënues më eficent (91%). Durant ishte më i saktë si shënues (98% në sezonin 2013-14) por e humbiste topin më shumë (57%) dhe nuk i ndihmonte aq sa duhej shokët e skuadrës (26.7% asist). Si përfundim, Gilgeous-Alexander është kombinimi më i mirë për pikë të shënuara, eficencë, pasim, dhe lojën me top, krahasuar me dy paraardhësit e tij. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë