Motosport

Numrat e titullit të McLaren për Konstruktorët

Nga Gazeta Si – McLaren konfirmoi atë që ishte e pritshme këtë sezoni, duke siguruar matematikisht Kampionatin e Konstruktorëve në “Çmimin e Madh të Singaporit” – skuadra nga Woking ka qenë padyshim më e forta në pistë këtë vit.

Tani që “Marina Bay” ka mbetur pas, le të shohim statistikat kryesore që qëndrojnë pas këtij suksesi madhështor të McLaren…
— 2 —
Triumfi i fundit i McLaren i ngjit ata në vendin e dytë në historinë e Kampionëve të Konstruktoreve në Formula 1, duke kaluar rivalët Williams, që kanë 9 tituj.

Ferrari mbetet në krye me një total prej 16 titujsh.
— 6 —
McLaren vulosi titullin ndërsa duhen ende 6 “Grand Prix” (dhe tre gara Sprint) për t’u zhvilluar, duke barazuar rekordin e “Red Bull Racing” në vitin 2023 për fitoren më të shpejtë të kampionatit në historinë e Formula 1.
— 7 —
McLaren MCL39 solli përmirësime krahasuar me pararendësen, duke ndihmuar Oscar Piastri-n dhe Lando Norris të sigurojnë 7 fitore në vendet 1-2 gjatë 18 garave të zhvilluara deri tani – shifra e tyre më e lartë që nga sezoni dominimi i vitit 1988.

McLaren ngjitet në vendin e dytë në klasifikimin për më shumë tituj për Konstruktorë

— 9 —
Kjo iu mundësoi Piastri-t dhe Norris të sigurojnë “pole position” në gjysmën e garave të zhvilluara deri më tani –australiani kryeson në përballjen direkte me 5 “pole” kundrejt 4 të britanikut.
— 10 —
McLaren ka fituar 10 tituj për Konstruktorë që prej hyrjes së saj në Formula 1 në mesin e viteve 1960.

Emerson Fittipaldi dhe Denny Hulme siguruan të parin në vitin 1974, ndërsa më pas Niki Lauda dhe Alain Prost, Prost dhe Ayrton Senna, Senna dhe Gerhard Berger, si edhe Mika Häkkinen dhe David Coulthard vazhduan sukseset gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Në vitin 2024, Piastri dhe Norris shkruan kapitullin e tyre në historinë e lavdishme të McLaren dhe e përforcuan atë me një paraqitje edhe më mbresëlënëse këtë sezon.
— 12 —
Duke llogaritur “pole position” dhe fitoret në vendet 1-2, pilotët aktualë të McLaren kanë arritur 12 fitore këtë sezon – Piastri kryeson edhe në këtë statistikë me 7 fitore kundrejt 5 të Norris.

Ky është numri më i lartë i fitoreve të McLaren në një sezon, që prej vitit 1988, kur Senna dhe Prost fituan 15 nga 16 gara.
— 28 —
Një statistikë ku Piastri dhe Norris nuk mund të ndahen është numri i podiumeve.

Të dy pilotët kanë kontribuar në 14 të tillë nga Australia deri në Singapor.

 Senna dhe Berger ishin të fundit që fituar tituj rradhazi për Konstruktorë te McLaren

— 34 —
Si u përmend më sipër, McLaren bëri histori sezonin e kaluar duke fituar kampionatin e parë për Konstruktorë që nga viti 1998, dhe e përsëriti këtë sukses në 2025 duke triumfuar rradhazi për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990.

Fitoret e fundit rradhazi të McLaren ishin gjatë viteve të lavdisë me motorët Honda, kur Senna dhe Prost fituan dy titujt në vitin 1989 (pilotë dhe konstruktorë), të ndjekur nga braziliani dhe Berger gjatë sezoneve 1990 dhe 1991.
— 650 —
Dominimi i McLaren në 2025 ka qenë aq i madh saqë ata u larguan nga “Marina Bay Circuit” me 650 pikë në total –dyfishin e pikëve që deri tani ka grumbulluar rivali më i afërt, Mercedes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë