Motosport

Numra të rëndësishëm në Motorsport

Motorsporti mund të jetë në pjesën më të madhe të tij në ndërprerjen dimërore (përjashto Rally Dakar) pas një viti 2024 të mbushur me emocione, adrenalinë dhe kampionë të rinj. Mirëpo viti që sapo nisur rezervon disa edicione dhe gara jubilare për të cilat, protagonistët e tyre po përgatiten pa humbur kohë. Një element të rëndësishëm në sezonin e ri përbëjnë edhe numrat që pilotët në Formula 1 zgjedhin në prag të çdo sezoni.

Numrat e pilotëve për sezonin e ri

Kjo pasi disa prej tyre mund të kenë qënë të lirë deri më sot, ndërsa disa të tjerë janë mbajtur nga kampionë të shkuar. Në numrat e zgjedhur vihet re se 11 pilotë kanë zgjedhur numra që nuk janë përdorur më herët në Formula 1, mes tyre bien në sy Hamilton, Alonso, Leclerc apo Russell. Ndërsa janë 9 pilotët e mbetur që kanë zgjedhur numra të përdorur më herët:

Numrat e pilotëve për sezonin e ri


1. Verstappen (i rezervuar për kampionin në fuqi)
4. Norris (i mbajtur nga Chilton)
5 Bortoletto (i mbajtur nga Vettel)
6. Hadjar (i mbajtur nga Rosberg dhe Latifi)
7. Doohan (i mbajtur nga Raikkonen)
10. Gasly (i mbajtur nga Kobayashi)
12. Antonelli (i mbajtur nga Nasr)
22. Tsunoda (i mbajtur nga Button)
30. Lawson (i mbajtur nga Palmer)

Kategoritë më të shpejta në Motorsport

Një tjetër numër i rëndësishëm në Botën e Motorsportit është edhe ai që mat shpejtësinë. E mqs nuk na mbetet shumë deri në rifillimin e garave në circuit, po ju njohim me kategoritë më të shpejta:

1.Indycar – 380 km/h
2.MotoGP – 364 km/h
3.Formula 1 – 360 km/h
4.WEC – 344 km/h
5.Formula 2 – 335 km/h
6.Formula E – 332 km/h
7.NASCAR – 321 km/h
8.Formula 3 – 300 km/h
9.DTM – 300 km/h
10.WRC – 200 km/h


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë