Nga Gazeta ‘Si’- Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë.
Janë numëruar deri tani 977 zarfa të dërguar nga emigrantët, ku PS dominon me 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%.
Po numërohen edhe kutitë e fundit, pothuajse nga 1 për qark. Më pas rinumërimi do të nisë në orën 10:30, në parkun olimpik, po për votat e diasporës.
Numërimit u ndërpre përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim dhe kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




