Treg

Nuk zgjat euforia e Bitcoin. Nga 73 mijë bie në 60 mijë dollarë

Bitcoin ka rënë me 16% që nga java e kaluar kur preku nivelin më të lartë, 73.8 mijë dollarë. Tashmë kriptomonedha më e famshme në botë tregtohet me 60.7 mijë dollarë.

Rënia erdhi pasi në 11 platforma të Bitcoin u tërhoqën rreth 500 mln dollarë në vetëm dy ditë. Pjesa më e madhe doli nga Grayscale, kompania që mban më shumë Bitcoin në ETF, ku vetëm në një javë i ikën 1 mld dollarë.

Kriptomonedha u rrit fort pasi qeveria e SHBA-së, miratoi tregtimi e saj në bursë, si një Fond i Tregtueshëm, ETF.  Edhe pse kjo solli një rritje të besimit të investitorëve dhe optimizëm në treg, duket se Bitcoin nuk del jashtë natyrës së vet.

Investitorët kanë parashikur që Bitcoin të arrijë 100 mijë dollarë brenda këtij viti, por kritikët thonë se entuziazmi është i tepërt dhe se BTC do të rrënohet sërish./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë