Drejtësia

Nuk zbatuan standardet për ndalimin e një shtetasi në kërkim, pezullohen nga detyra dy oficerë në Elbasan

Dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos respektim të standardeve për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Sipas policisë, nënkomisar Ulian Shpataraku 37-vjeç me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj  45-vjeçe me detyrë specialiste në të njëjtin seksion, nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë