Një incident ka ndodhur në Tiranë, ku një mjek gjinekolog ka goditur kryeinfermieren.
Sipas mjekut J. H., 53 vjeç, i arrestuar nga policia, kryeinfermierja e ka kundërshtuar dhe nuk ka zbatuar një protokoll mjekësor.
Mjeku gjinekolog është kallëzuar nga kryeinfermierja, e cila ka deklaruar në polici se mjeku e ka ofenduar e më pas e ka kapur për fyti duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme. Të dy punojnë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




