Ka ndodhur

Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare, ndërron jetë 63-vjeçari italian

Nga Gazeta Si- Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare.

Dy ditë më parë, D.S., ka shkuar për mjekim në spital pasi nuk është ndjerë mirë.

Sipas informacioneve paraprake, kjo ka ardhur për shkak të një ndërhyrje të bërë me datë 20 në një klinike dentare në Rrugën e Kosovarëve.

Deri më tani, policia ka marrë deklarimin e administratorit dhe dentistit të klinikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë