Ka ndodhur

Nuk raportuan për kanabisin, arrestohet shefi i policisë së Velipojës dhe tre efektivë të tjerë

Gazeta Si – Shefi i Stacionit Policor të Velipojës dhe 3 vartës të tij u arrestuan të premte nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Zamir Sytari në cilësinë e drejtuesit, Arben Hoxha specialist për hetimin e krimeve në Velipojë, Ergys Lohja dhe Hysni Beqiri si ndihmës specialist kanë lejuar dhe favorizuar, sipas AMP-së, mbjelljen e kanabisit.

Zyrtarisht Agjencia thotë se këta punonjës kanë lejuar kultivimin e lëndës narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen, duke mos ushtruar detyrën në bazë të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Hetimet që çuan në pranga efektivët janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve, si metoda speciale të hetimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë