Ka ndodhur

Nuk pranuan të futen në qeli, 3 të paraburgosur në Peqin godasin gardianët

Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu janë arrestuar, pasi nuk i janë bindur urdhrave të policisë.

Kur gardianët kanë hyrë për t’i ndaluar 3 të paraburgosurit, këta të fundit i kanë goditur. Tashmë përveç akuzave të mëparshme, ndaj këtyre tre personave rëndon edhe akuza “Rebelimi i të dënuarve“ dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Për Likjen do të rëndojë edhe akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë