Dy persona, babë e bir, kanë përfunduar në pranga në qytetin e Beratit, pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.
Bëhet fjalë për Bledar Qolja 44 vjeç dhe Briano Qolja 19, banues në lagjen “Çlirim”, të qytetit jugor.
Sipas policisë, këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




