Ka ndodhur

Nuk plotësonin kushtet higjienike, bllokohen dy punishte të jufkave në Dibër

Në Dibër janë bllokuar dy punishte që përdoreshin për prodhim ushqimi (konkretisht të jufkave), në mënyrë të kundërligjshme dhe në kushte të papërshtatshme higjienike, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy pronarët.

Gjithashtu bëhet me dije se aktiviteti nuk ishte regjistruar pranë organeve tatimore.

Punishtja ishte në pronësi të 55-vjeçarit M.K banues në Shupenzë dhe 65-vjeçarit M.P banues në Shupenzë.

materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë