Drejtësia

Nuk pagoi 9 mln lekë detyrime tatimore, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq subjektin dhe administratorin

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shoqërinë “Erblen sh.p.k” dhe administratorin e saj, pasi kanë shmangur rreth 9 mln lekë taksa.

Hetimet ndaj kësaj shoqërie kanë nisur që më 14 shkurt 2020 dhe tashmë organi i akuzës dërgon dosjen për gjykim me akuzën “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Sipas hetimeve, shoqëria “Erblen sh.p.k” me objekt aktiviteti në ndërtimin e banesave, rrugëve dhe infrastrukturës, kishte një detyrim tatimor prej 8,884,799 lekësh.

Edhe pse ishin ndërmarrë masa administrative për mbledhjen e detyrimeve, administratori Ardjan Kumanaku nuk i shleu ato.

Sipas organit të akuzës, subjekti në fjalë kishte mundësi financiare për slyerjen e këtyre detyrimeve, por administratori ka shmangur pagesën e taksave edhe pse në llogaritë bankare të kësaj shoqëria janë transferuar dhe tërhequr shuma të konsiderueshme parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë