Futboll

Nuk ndodhte që nga 2005, Messi është jashtë garës për Topin e Artë

Për herë të parë pas 17 vitesh karrierë në futbollin elitar, emri i Lionel Messit nuk është në garë për të fituar çmimin e Topit të Artë.

Sezoni i dobët dhe me pak ndeshje me PSG-në penalizuan argjentinasin, emri i të cilit nuk ishte në listën e 30 lojtarëve për këtë trofe. ‘Rivali’ i tij, Cristiano Ronaldo mbetet në garë, megjithëse bastet dhe ekspertët flasin që të gjithë për një emër fitues: Karim Benzema.

Messi e fitoi çmimin në 2019 dhe 2021, por pas lëvizjes së tij në Francë, argjentinasi është lënë jashtë, për herë të parë që nga 2005-sa, kur bënte debutimin në futbollin profesionist. Lista dominohet nga lojtarë të Premier League dhe La Liga. Nga Premier League janë Salah, Sadio Mane (transferuar te Bayern), Van Dijk, Alexander Arnold, Phil Foden, Harry Kane e të tjerë. Gjithashtu në listë është edhe Erling Haaland.

Kandidate për femra janë anglezet Lucy Bronze, Beth Mead dhe Millie Bright, që u shpallën së fundmi kampione europe. Mead ishte golashënuesja më i mirë dhe u shpall lojtarja i turneut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë