Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë sërish një paralajmërim për Maqedoninë e Veriut sa i takon të ardhmes së saj drejt rrugës europiane.
Debati në fjalë erdhi pas deklaratës së presidenten maqedonase, për përdorimin e emrit “Maqedoni”. Mitsotakis pohoi se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian.
“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, pohoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.