Presidenti i papërmbajtshëm i Brescia është shprehur gjithmonë kundër kthimit në fushë, duke deklaruar se Italia ka humbur dinjitetin e saj: “Ne jemi duke pritur që të tjerët të vendosin, vetëm sepse ky futboll është i mbushur me borxhe, ka shpenzuar para që nuk ka arkëtuar ende. Turp, nuk është për mua”
“Nuk më intereson më nëse kthehemi për të luajtur apo jo, të bëjnë atë që duan. Dhe boll keqpërdorën deklaratat e mia: linja ime ka qenë gjithmonë e qartë. Presim vendimet e Merkel? Është e turpshme. Kemi një president Lige, një të Federatës, një të Komitetit Olimpik dhe një Ministër Sporti por presim të tjerët? Mua nuk më plas fare për Merkel apo UEFA-n, Italia duhet të vendosë në mënyrë autonome, jemi pa dinjitet.
Duhet të vendosin me shpejtësi pasi unë nuk e pranoj më këtë vonesë të vazhdueshme. Mjaftonte të uleshin në një tryezë dhe të ndanin detyrimet në mënyrë të barabartë dhe të mendonin për rifillimin e sigurt, por askush nuk ka hequr dorë, pasi ky futboll i mbushur me borxhe, ka shpenzuar para që nuk ka arkëtuar ende”, shpërtheu i Cellino.

“Ky nuk është më futbolli im, ky është një futboll pa të ardhme. Dhe të qenit presidentin në Itali është bërë e pamundur, unë nuk mund të pranoj më të jem ende si në kohën e GEA-s (kompania e Luciano Moggit gjatë periudhës së calciopolit), është njëlloj si të ulesh në tavolinë të luash me letra me kundërshtarin tënd që fsheh në mëngë letrat dhe përdor para false. Nuk jam i interesuar të fitoj në këtë mënyrë dhe jam në rregull me ndërgjegjen dhe llogaritë e mia. Unë kam disa para mënjanë: nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të kthehem në Angli. Të jesh president në këtë futboll nuk është për mua “, përfundoi Cellino’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




