Politike

‘Nuk më intereson me kë bëri dashuri mamaja e Aleksandrit të Madh’, Rama mesazh Bullgarisë dhe Greqisë për RMV: Lërini vendet të rriten!

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu është shprehur se ndihet i trishtë që Maqedonia e Veriut, ndyshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.

Rama tha se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ndihemi vërtet të trishtë që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në këtë fazë të procesit dhe pse kanë qenë të parët tanë. Kur flas për poshtërimet tonë, që na janë refuzuar tri herë, ndihem në siklet sepse më duhet të mendoj për poshtërimin e RMV. Ajo ndryshoi dhe emrin. I qëndroj asaj që kam thënë për miqtë bullgarë. Histori nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend”, tha Rama.

Ai madje ka bërë edhe një batutë me gazetarin bullgar që i drejtoi edhe pyetjen, duke u shprehur se ndjehet i keqardhur që RMV nuk është në të njëjtin nivel në proces si ne, dhe se çështja se kush është nëna e heroit kombëtar dhe me kë ka bërë dashuri ajo në mënyrë që të
vinte në jetë ky hero, është çështje interesante për historinë, por nuk mund të bëhet problem që t’i bëhet keq një populli.

"Pikëpamjet e ndryshme se kush ishte nëna e heroit kombëtar e me kë bëri dashuri apo cili ishte identiteti biometrik dhe me kë kishin lidhje kur vendosën të bënin dashuri janë tema interesante për historianët por nuk janë pjesë që na lidhin për në BE. Nuk është sulm kundër miqve tanë bullgarë por është e dukshme. Arritja e BE-së është të mësosh ta shohësh rrugën e së shkuarës me sytë e të ardhmes."

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjithashtu komentoi shkëputjen e dy vendeve nga njëra-tjetra në këtë proces, duke thënë se Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë

“Nëse Shqipëria dhe RMV do të ishin bashkë në një farë mënyrë, politikisht, sepse ligjërisht kurrë. Të dyja vendet e kanë nisur konferencën ndërqeveritare në mënyra të ndryshme.

Nuk është e re që Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë, e njëjta gjë vlen dhe për RMV.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë