Ka ndodhur

Nuk mbajtën maskë, gjobiten 645 qytetarë

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 645 qytetarë me nga 30 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës në rrugë.

Ndërkohë është gjobitur me 1 milion lekë gjobë 1 subjekt që nuk respektoi masat anti-covid. 

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10 mijë lekë secili, 9 qytetarë që janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, vijon më tej njoftimi i policisë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë