Pak orë pas shoqërimit në komisariat, Policia e Tiranës ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Po ashtu është proceduar penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes.
Policia sqaron se në pranga ka rënë 34-vjeçari Dëfrim Shabani për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa vëllai i tij Dritan Shabani do të hetohet në gjendje të lirë
Arrestimi Shabanit u bë pasi gjatë mesnatës në kompleksin e pallateve “Fratari” është rrëzuar një ashensor dhe ka rrezikuar jetën e disa banorëve.
Tekniku akuzohet se nuk ka konstatuar problemin që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili u shkëput duke rënë në gjendje të lirë së bashku me disa persona që ndodheshin në të.
Si pasojë është dëmtuar një 27-vjeçare, me iniciale M.S., e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.