Futboll

Nuk kanë fund telashet për Nejmar, Al-Hilal i pezullon kontratën pas dëmtimit

Gazeta Si – Shtohen problemet për Nejmar. Një periudhë vërtet e errët për futbollistin e njohur brazilian. Pas dëmtimit të rëndë me Brazilin dhe tentativës për rrëmbim të të fejuarës bashkë me vajzën, lojtarit i pezullohet edhe kontrata me Al-Hilal.

Klubi saudit ka vendosur ta pezullojë përkohësisht kontratën e Nejmarit, deri në momentin e rikthimit të tij nga dëmtimi. Kështu do të lirohet një vend për futbollistët e huaj në skuadërs, duke lejuar përforcimet në janar.

Nejmar, sulmuesi brazilan i demtuar rende pak kohe me pare. Gazeta Si, 9 nentor 2023

Nëse kjo masë do të jetë efektive duke filluar nga dimri që po vjen, braziliani do të jetë jashtë skuadrës së drejtuar nga Jorge Jesus, që e ka marrë vendimin në akord të plotë me klubin, sipas asaj që raporton media saudite ‘Arriyadiyah’.

Duke marrë në konsideratë këputjen e ligamentit dhe dëmtimin e meniskut të gjurit të majtë, Nejmar do ta humbasë gjithë sezonin. Në 2024-ën ai do ta linte Al-Hilal me një lojtar më pak, duke e detyruar të ndërhyjë në merkato. Në shënjestër është një mbrojtës i majtë, që do të merrte vendin e brazilianit, të paktën deri në momentin e rikthimit të këtij të fundit në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë