Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i frikësohet kërcënimeve që i drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës dhe se nuk do të fshihet kurrë sepse siç tha ai, është zgjedhur nga populli.
Këtë, Vuçiç e tha duke komentuar deklaratën e Zdravko Ponosh, kandidat nga lista “Serbia kundër dhunës”, se “Vuçiçit nuk i ka mbetur shumë dhe do të përfundojë në humnerë”.
Ai shtoi se problemi i përfaqësuesve të opozitës është se ai nuk ka frikë nga kërcënimet e tyre.
“As 207 orë sulme brutale dhe të pavërteta në televizion. Nga RTS, N1 në Nova S. Nuk ka problem. As gënjeshtra për familjen time. Kjo tregon për ta, jo për mua”, tha Vuçiç i cili shtoi se ai do të mbetet ‘i fortë si shkëmbi’.
Vuçiç tha se nuk do të lejojë që opozita e mbledhur rreth listës “Serbia kundër dhunës” të vjedhë vullnetin e popullit dhe ka theksuar se nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq.
“Nuk do t’i lëmë të vjedhin vullnetin e popullit. Nuk ka gjë më të rëndësishme. Vullneti i popullit është i shenjtë. Zëri i popullit është zëri i Zotit. Ne nuk do t’i lëmë të vjedhin ”, tha Vuçiç për TV Pink.
Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit ai shtoi se të gjithë dinin gjithçka dhe se kreu i Misionit të ODIHR ishte i informuar paraprakisht se opozita e mbledhur rreth listës “Serbia kundër dhunës” do të “krijonte kaos dhe nuk do të njihte rezultatet e zgjedhjeve”.
“Të gjithë ata dhe shumë ambasadorë në Beograd e dinin këtë. Ne kemi prova për të gjitha këto,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai do të paraqesë prova nëse është e nevojshme.
“Kush ju ka urdhëruar të heshtni, interesi i kujt është t’ia thyejë kurrizin Serbisë? Sepse nuk do të thoni të vërtetën se gjithçka ishte një skenar i parapërgatitur”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



