Para

Nuk ka më para të lehta, por qeveritë nuk e kanë kuptuar ende!

Ndërkohë që investitorët globalë thonë se ka përfunduar epoka e “parasë së lehtë”, liderët botërorë mendojnë se jo dhe tregjet po i ndëshkojnë ata për shpenzime të pamatura në epokën e “parasë së vështirë”.

Në vitet e 2010-s, kur normat e interesit prekën nivelet të ulëta historike, tregjet ndëshkuan shumë pak shpenzues të pamatur, Greqinë, Turqinë dhe Argjentinën, sidomos për papërgjegjësi monetare ose fiskale. Tani inflacioni është kthyer dhe nivelet e normave dhe borxhit janë rritur kudo, investitorët po targetojnë një listë me vende.

Tregjet kanë forcuar një zhvendosje në politikën monetare, nga Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Kili, Kolumbia, Gana, Egjipti, Pakistani, madje dhe në Hungarine populiste. E përbashkëta e këtyre vendeve ishte borxhi i lartë dhe deficite të zgjeruara, si të jashtme, si qeveritare, të kombinuara me politika aspak ortodokse që mund t’i bënin këto barra edhe më të rënda. Por paraja e vështirë është këtu për të qëndruar. Lista e vendeve do të rritet. Asnjë vend nuk do të jetë imun, as SHBA.

Ky “humor” i ri përshkruhet si rikthim i “vigjilentëve të tregut”, sikur kufizohet vetëm tek Investitorët e titujve dhe fundamentalistët e tregut. Por paraja e vështirë po gërryen të gjitha asetet në treg, përfshirë aksionet dhe monedhat, duke ndëshkuar qeveritë të djathta e të majta dhe duke ngritur një pyetje nëse valutat mund të pagujnë faturat e tyre pa para të lehtë.

Ish-kryeministrja konservatore e MB-së, Liz Truss, dha dorëheqjen në tetor pasi tregjet reaguan ndaj vendimit të saj për një shkurtim taksash, që groposën paundin. Pasardhësi i saj zhduku agjendën e saj.  Menjëherë pas kësaj, planet e shpenzimeve të zjarrfikësit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i ardhshëm i Brazilit, shkaktuan një shitje të aseteve.

Kur Lula ia atribuoi këtë reagim “spekulantëve” jo “njerëzve seriozë”, tregjet ngritën normat reale të interesit të Brazilit, të cilat tashmë ishin ndër më të lartat në botë. Ndihmësit e Lulës u përpoqën për të zbehur komentet e tij. Shokët e tij socialistë, në rritje në të gjithë Amerikën Latine, janë gjithashtu në të njëjtën rrugë.

Presidenti i parë leftist i Kolumbisë, Gustavo Petro, erdhi duke premtuar arsim të lartë falas, një punë publike për çdo të papunë dhe për të shkëputur ekonominë nga nafta. Skeptikë se Petro mund të paguajë investime të reja me më pak të ardhura nga nafta, investitorët dobësuan peson, duke e detyruar ministrin e tij të financave të sigurojë tregun se ai “nuk do të bëjë gjëra të çmendura”.

Gabriel Boric u bë presidenti i Kilit, duke promovuar ligje të reja, që shumë i panë si premtime “utopike”, përfshirë shërbime shëndetësore falas, edukim dhe strehim. Investitorët reaguan ashpër dhe e hodhën pëson me 30% brenda muajit, duke shtuar kundërshtinë ndaj ligjeve të reja, që ishin kundërshtuar dhe nga qytetarët me një referendum. Boric u detyrua të orientonte qeverinë e tij ekstreme drejt qendrës.

Në të shkuarën, normat e ulëta, e bënë huamarrjen shumë të lehtë dhe garancinë sovrane shumë të rrallë, dhe shumë qeveri guxuan të jetonin përtej mundësive të tyre. Tani, me rritjen e kostos së huamarrjes, ndryshimi është i sforcuar duke nisur tek vendet më pak të zhvilluara që janë më të ekspozuara ndaj kreditorëve të huaj.

Një është Egjipti, drejtuar nga Abdel Fattah al-Sisi. Ndërsa tregjet i bënin presion Egjiptit për të zhvlerësuar monedhën e tij dhe për të ulur deficitin që të siguronin ndihmën e FMN-së, autoritetet kombëtare rezistuan për muaj të tërë. Kur ata u dorëzuan, zhvlerësimi ishte masiv, mbi 20%. Gana po ashtu, rezistoi për një ndihmë nga FMN-ja, kushtet e të cilës i quante fyese për një “komb krenar” si Gana. Por kur tregjet baltosën cedin ganez nxitën thirrjet për dorëheqje të presidentit Nana Akufo-Addo, ai u dorëzua dhe kërkoi ndihmën e Fondit.

Nga Pakistani në Hungari, tregjet kanë detyruar bankat qendore t’i rikthehen ortodoksisë ekonomike dhe të vijojnë me rritjen e normës. Hungaria imponoi një rritje emergjente të normës për kryeministrin Viktor Orban, themelet e të cilit janë ndërtuar duke kundërshtuar Europën. Tani ai po shkurton shpenzimet dhe po rrit taksat që të kualifikohet për ndihmën financiare të BE-së.

Tregjet do të shpërblejnë me disiplinë.  Ndër ata që u ndëshkuan në vitet 2010, Argjentina dhe Turqia u kapën pas politikave joortodokse dhe ende përballen me kosto të larta huamarrjeje. Greqia ndoqi reformat ortodokse dhe është sërish një huamarrës me pozitë të mirë globale.

Vetëm tani, disiplina ka një kuptim më të rreptë. Qoftë nëse SHBA-ja ka miliarda detyrime për Medicare dhe sigurimet shoqërore apo Europa që merr me lopatë subvencione energjie, edhe superfuqitë nuk këshillohen të marrin hua sikur paratë të ishin ende falas. Në epokën e re të shtrënguar të parasë, tregjet mund të kthehen me shpejtësi kundër shpenzuesve të lirë, pavarësisht sa të pasur janë ata.

Burimi: FinancialTimes. Përgatiti: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë