Interviste

Nuk ka Fashizma të vegjël: Një intervistë me Dasa Drndic

Një grua e kohëve të tjera, kur vlera peshonte rëndë e shtrenjtë, por me mendje shumë të hapur dhe buzëqeshjen sa një hosten pavarësisht se ç’kishte kaluar në jetë. Shkrimtarja kroate Dasa Drndic, tre vjetë më parë ka qenë bujtëse në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Tiranë përreth një muaj. Në romanet e saj gjendet pak Shqipëri, nga ajo Shqipëri që jo gjithkush ka arritur ta prek, por e njeh. Dasa kishte një përbuzje të rrallë ndaj heshtjes që vret.

 

 

Poeteka lajmëroi dje për largimin e shkrimtares nga jeta pas një sëmundjeje dy vjeçare.

 

Lamtumirë - Farewell - Daša Drndić

 

Shkrimtarja e shquar kroate Daša Drndić, mike e Shqipërisë dhe e autore e dashur e lexuesit shqiptar, jetoi për një muaj në Tiranë, si fituese e bursës letrare «Poeteka-Tirana in Between», 2015.

 

Përvojat e jashtëzakonshme të qëndrimit të saj në kryeqytetin shqiptar, takimet, udhëtimet dhe kujtimet, ajo i përcolli drejt lexuesit kroat përmes reportazheve të botuar në «Booksa.hr», nën okelion në gjuhën shqipe, « Me Shqipërinë në xhep: Čovjek nije ptica»; “Me Shqipërinë: Leda mora» etj.

 

Romani i mirënjohur «Sonnenschein» i Daša Drndić është botuar edhe në gjuhën shqipe nga «Botimet POETEKA», 2017, me përkthimin e Ben Andonit.

 

Daša Drndić lindi në Zagreb (10 gusht 1946). Studioi letërsi dhe gjuhë angleze në Universitetin e Beogradit. Si fituese Fulbright, ajo përfundoi studimet pasuniversitare për dramaturgji dhe teatër në Southern Illinois University bursa për studime të mëtejshme në Case Ëestern Reserve University. Më pas përfundoi edhe Doktoraturën, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit të Rijekës, në Kroaci.

 

Daša Drndić ka botuar prozë dhe poezi. Si romanciere, librat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë, përfshi këtu gjuhën angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle, portugeze, polake, hungareze, sllovene, holandeze, sllovake, maqedone.

 

Romantet e saj «Belladonna» dhe ««Sonnenschein» kanë lidhje të forta me realitetin shqiptar. Romani i parë trajton temën e burgut famëkeq të Burrelit gjatë komunizmit, ndërsa romani i dytë trajton temën e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, më konkretisht ngjarje të këtij konteksti historik, vendosur në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Tiranës.

 

Dasa Drndić është fituese e Çmimit «Cyclops», 2007 për novelën më të mirë me librin „Sonnenschein". Po në 2007 ajo u bë fituese e çmimit „Franc Galovic" për prozën më të mirë. Më librin «Belladona» fitoi e Çmimit «Cyclops», 2013, për prozën më të mirë të vitit 2012. Po me këtë libër është nominuar për çmimin «Meša Selimović», në Tuzla, Bosnjë-Hercegovinë 2013. Dasa Drndić është gjithashtu fituese e çmimit Ballkanik „Prozart" 2014. Romani i Dasa Drndić «Belladona» ishte finalist për EBRD Literature Prize, 2018.

 

Ne po sjellim një intervistë të saj të 2017-ës që Dasa ka dhënë për Paris Review

 

Aftësia për të rindërtuar një të kaluar të fshehtë, të kompromentuar moralisht, elegjiiste dhe, më shumë shqetësuese, se si kjo e kaluar mund të na shohë, është një tipar qendror i punës së shkrimtarit kroat Dasa Drndic. "Unë kam rregulluar një mori jetësh, një grumbull të së kaluarës, në një seri të papërcaktuar dhe të paqëndrueshme të ngjarjeve", - thotë një person në Trieste, romani më i admiruar i Drndic deri tani. "Unë kam gërmuar të gjitha varret e imagjinatës dhe dëshirës së zjarrtë ... Jam rrotulluar nëpër një seri kujtimesh pa gjetur një gjurmë logjike".

 

Drndic pasuron romanet e saj të mrekullueshme, mbi Holokaustin - me materiale arkivore të bollshme: fotografi, skica biografike, transkriptime, dëshmi, duke thurrur një lloj kurore të zezë të historisë së shekullit të njëzetë. Duket sikur, për Drndic, mizoritë e së kaluarës së afërt i kaipërcejnë kufijtë e imagjinatës dhe realietit e vetëm në gërshetim të këtyre dy dimensioneve mund të afrohemi pranë një tmerr të tillë.

 

Në Belladonna, ju shkruani, “Ngjarja e dekonstruktimit ekziston edhe atëherë kur nuk po ndodh më, sespe ajo kthehet dhe përsëritet në kujtesë në mënyrë konstante, sepse përmes kujtesës ajo asgjësohet përsëri.”A mendoni se romanet tuaja marrin pjesë në këtë asgjësim të përsëritur, apo i shihni ato si akte rekuperimi?

 

Nuk jam unë, as personazhi Andreas Ban, por miku im filozofi dhe shkrimtari Predrag Finci nga Sarajevo, që aktualisht jeton në Londër, fjalët e të cilit ju cituat. Së fundmi, Andreas Ban nuk dakordohet plotësisht me Fincin, sepse ai punon mbi destruktimin e kujtimeve të tij—pa sukses. Për të thjeshtuar dhe për të shmangur filozofizimin e tepruar, nuk është e nevojshme të spekulosh rreth shkatërrimit - moral, social, politik, ideologjik, artistik, etj. – por po ndodh mjaft gjallërisht dhe agresivisht para syve tanë. Gjithashtu ne shohim se si historia po përsërit vetveten, sa monstruoze është të përballesh me sipërfaqësinë. Sëfundmi në Charlottesville, por edhe  throughout Europe and beyond, the extreme right is approaching, fortunately still on tiptoe and in les petits pas, ëhich of course does not make it less dangerous. There are no small fascisms, there are no small, benign Nazisms.

Në gjithë Europën e më gjerë, e djathta ekstreme është duke u afruar, për fat të mirë ende në majë të gishtave dhe me hapa të vegjël, gjë që sigurisht nuk e bën më pak të rrezikshme. Nuk ka fashizëm të vogël, nuk ka nazizëm të vogël e të mirë.

 

Kjo është ajo që unë përpiqem të diskutoj në librat e mi, rëndësinë e të kujtuarit. Në këtë epokë të revizionizmit agresiv—që synon lavazhin e trurit tonë tashmë të dëmtuar, mendjeve të deformuara —pa kujtesë, ne jemi preh e lehtë e manipulimit, ne humbim identitetin.

 

Si ju ndihmojnë në krijimet tuaja materialet arkivore, fotografitë, partet muzikore, dëshmitarët—për të artikuluar apo komplikuar traumën e historisë?

 

Nuk më ndihmojnë, supozohet të ndihmojnë lexuesin. Lexuesin që ka humbur kapacitetin e të imagjinuarit, për tu mbështetur në fjalë, në gjuhë, dhe në mundësitë e saj të pamata që janë aq pak të njohura dhe të abuzuara. Gjuha është kthyer në një tëeeting, idetë hidhen nëpër blogje, në këtë mënyrë, kështu që, në përputhje me rrethanat, procesi i të menduarit është bërë turpësisht i thjeshtë. Por unë kam vendosur të heq dorë. Në librin tim të fundit, ka pak fotografi dhe pothuajse asnjë dokument. Fjala është atje për të luftuar për ritin e saj të kalimit

 

Kritikët duken se mezi presin ta cilësojnë atë që ju bëni “fiction dokumentar.” Si ndjeheni për këtë?

 

Është një klasifikim i panevojshëm. Siç e shoh unë, letërsia është një përzierje e ngjarjeve të jetuara, fakteve të provuara, dhe  “të krijuara” detaje që shfrytëzojnë gjuhën për t'i dhënë aromë, thellësi, rijetësim.

 

Në një mënyrë apo në një tjetër, Belladonna është një dëshmitar i dështimeve të trupit të njeriut. Ekziston një vëmendje pothuajse mazokiste ndaj detajeve.

 

Arti është detaj. Unë nuk e shoh vëmendjen ndaj detajeve si akt mazokizmi, por si kapacitet për të vështruar, parë, dëgjuar, dhe vëmendur. Pa detaje—në letërsi, në pikturë, në muzikë, etj—çfarë marrim? Një prezanti linear të mërzitshëm, një skelet, “një histori të thjeshtësuar”  fiksimi me një histori është një histori në vetvete, ç’ka fatkeqësisht është ajo që qetëson publikun gjithmonë e më shumë në ditët e sotshme. Disa vite më parë, kam qëndruar një muaj në rezidencën e shkrimtarëve në Toskana. Atje ishin edhe tre ose katër shkrimtarë të rinj nga Amerika, që i kishin kaluar të tridhjetat, krejtësisht të marrosur pas Toskanës, që linin shtëpitë e tyre dhe vazhdonin të vinin çdo verë në Itali. Kjo gjë paraqet një sërë pyetjesh kritike. Një mbrëmje, kur po bisedonim rreth letërsisë, në mënyrë sipërfaqësore, Unë pyeta se cilin shkrimtar europian kishin lexuar. Pllakosi një heshtje të cilnë e theva duke pyetur, e keni lexuar Kafkën, përshembull? Njëri prej tyre u përgjigj, cilin prej librave të tij rekomandoni? Nuk më pëlqejnë thirrmat, por kjo situatë e meriton.

 

Rëgjimi i trupit të njeriut është një process normal. Rëgjimi i mendjes njerëzore është shqetësuese dhe e rrezikshme njëkohësisht.

 

Të dy romanet si Trieste dhe Belladonna rendisin një listë të gjatë me emra të njerëzve të vrarë nga Nazistët. Është një eksperiencë e fortë leximi. Për çfarë i shërben krijimeve tuaja ky akt listimi?

 

Nuk mendoj se e di qëllimin. Megjithatë unë nuk e di se si një “akt” i tillë rezonon me një lexues të paduruar. Nuk janë vetëm emrat e viktimave të luftës që unë rendis. Tani, pothuajse me fanatizëm, edhe pse për hirë të letërsisë, pa nevojë – unë në mënyrë obsesive i imitoj njerëzit, sepse shoh gjithnjë e më shumë qartë se emrat e tyre janë ndoshta fjala e fundit e kobshme që i veçon ata nga kaosi i përgjithshëm i botës.  Përveç kësaj, në qoftë se fanatikët e futbollit mund të mbajnë mend ekipet e lojtarëve me kalimin e kohës, është e ligjshme që të paktën të skanohet një listë e viktimave për fatet e të cilëve të gjithë ne mbajmë përgjegjësi.

 

“Jeta është e përbërë nga ndarje. – keni shkruar “Nga nëna, nga vetja, nga kohë të zëna, të gjitha të mbushura me ndarje graduale me dritë ose errësirë.” Mendon se arti funksionon si një si një lloj indi lidhës, apo është thjesht një mundësi për të estetizuar realitetin e ndarjes?

 

Arti nuk mund ta ndryshojë botën, por mund të na ndryshojë ne. Arti mund të astetizojë, unë nuk mendoj që ky është funksioni i tij i vetëm. Les belles lettres është një term tepër i vjetëruar, prandaj sot mbart një koncept me pothuajse asnjë peshë. Arti duhetr të shokojë, të lëndojë, ofendojë, intrigojë, të jetë një kritik i pamëshirshëm i kohës së pamëshirshme që nuk jemi vetëm dëshmitarë, por viktimat e të cilëve jemi bërë. Në këtë hapësirë, të ashtuquajturit intelektualë kanë dështuar në mënyrë të përsosur—duke heshtur, duke kryer tradhti, siç do të thoshte Julien Benda nga La trahison des clercs. Letërsia e mirë kërkon një traumë—një traumë  personale, kolektive, historike, çfarëdo qoftë ajo—dhe aftësinë për ta formuluar atë. Letërsia e mirë nuk ka nevojë për një “një histori.” Është mënyra se si ngjarjet paraqitetn që bën diferencën mes letërsisë së mirë dhe shkrimit fiction mediokër, shumë shpesh një ndërtim linear i mërzitshëm.

 

Tanimë që SHBA-të po përjetojnë një periudhë historike “interesante”, ndoshta mund të ketë ndoshta do të ketë një ringjallje më efektive të letërsisë të ngjashme me atë që mbizotëronte në mesin e shekullit të njëzetë. Sepse të paktën për mua është fyese për shembull, kur Jonathan Franzen shkon në Shqipëri për të fotografuar zogjtë për National Geographic dhe nuk ka dëshirën për të thënë një fjalë për vendin, e lëre më kërkime, për jetën e një populli në një nga sistemet  tmerrësisht më shtypëse në Evropë, që zgjati deri në vitin 1991.

 

Erica Wagner i referohet librit tuaj Trieste si "një paralajmërim i fuqishëm". Më shumë sesa thjesht një paralajmërim, më duket se romanet tuaja ofrojnë një cilësi të veçantë për procesin e ndërmendjes, të të kujtuarit - një shpëtim të fragmenteve që kanë ndodhur në kohë, një mënyrë për të parë.

 

Nuk është detyra ime të interpretoj atë çfarë unë shkruaj. Unë e konsideroj zbavitëse, deri komike, pse jo dhe qesherake, gjatë leximeve, veçanërisht të poezive,autori bën një “prezantim” të shkurtër të punës së tij. Në mënyrë që audienca “ta kuptojë atë.” Që të mos ketë keqkuptime. Në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë në mënyrë ekzakte çfarë  “krijuesi” ka dashur të thotë. Më pëlqejnë fundet e hapura, parimisht, dhe jo vetëm në letërsi. E pacaktuara, e pakufizuara ofron lirinë e mendimit dhe lirinë e veprimit. Ekzistenca e shkrimtarëve didaktikë, jo autentik, megjithatë, është e ligjshme. Ata janë të tregtueshëm dhe lehtësisht të tretshëm. Problemi është përhapja e tyre në mënyrë metastatike në kurriz të llojeve të të menduarit të thellë gjithnjë në rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë