Gazeta Si – Prokurori i Tiranës Adnan Xhelili është shkarkuar nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit me arsyetimin se nuk justifikonte dy prona.
KPA vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e KPK-së të marrë në mars 2022, i cili shkarkonte prokurorin e Prokurorisë së Tiranës.
Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore, lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.
Në vendm thuhet se Xhelili nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar ndërtimin këtyre objekteve dhe shpenzime të tjera.
Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën në Vetting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare.
Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




