Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi akuzohen se kanë tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap.
Policia bën me dije se shtetasit M. B., Xh. L. dhe Ç. V., kanë tentuar t’i ikin policisë sapo kanë parë praninë e tyre. Njëri prej tyre, shtetasi M. B., ka hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë.
Brenda pak minutash, të tre këta shtetas janë kapur dhe vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




