Ka ndodhur

Nuk iu bind policëve për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari i dehur në timon

Një 51-vjeçar, me iniciale A.H., është arrestuar në Fier, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Sipas policisë, bëhet me dije se 51-vjeçari ka qenë duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë