Ka ndodhur

Nuk grabiti dot bankën, por vjedh pikën e këmbimit valutor, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Gazeta Si- Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi grabiti me dhunë në një pikë të këmbimit valutor 500 mijë lekë.

Sipas policisë, Florenc Deda, më herët tentoi vjedhjen e parave në një bankë të nivelit të dytë, por kur kuptoi se nuk mund t’ia dilte, shënjestroi pikën e “exhange”-it.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike, rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në “exchange”.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, ndërsa u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e lekëve që ky shtetas mori me dhunë në Exchange”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë