Ka ndodhur

Nuk formohet trupa gjykuese, shtyhet seanca për gjyqtarin Luan Daci

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën e radhës ndaj Luan Dacit, anëtar u KPA-së i dënuar në shkallë të parë për “falsifikim dokumentesh”.

Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici, e cila ishte caktuar në këtë proces, por Prokuroria bëri kërkesë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Ajo është në proces vettingu në KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar.

Pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel.

Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë