Gazeta Si – Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë një mandat deputeteje në zgjedhjet e 11 majit, Ina Majko i bashkohet qeverisë si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ku Majko u emërua në vend të Niko Hykës.
Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar gjatë fushatës se në rast se Ina Majko nuk do të zgjidhej si deputete, ajo do të ishte pjesë e kabinetit qeveritar.
Majko kandidoi për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës, përmes platformës “Deputeti që duam”, e cila promovoi emra të rinj në politikë.
Ajo synonte të përfaqësonte në Kuvend komunitetin rom dhe egjiptian, por nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota për t’u bërë ligjvënëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.