Nga Gazeta Si – Dy klubet me më shumë tituj në Apenine, përfaqësojnë një rivalitet që lindi në vitin 1909. Sot Juventus pret Inter-in në “Allianz Stadium”.
Përballja e parë sezonin e kaluar përfundoi me një dygolësh në fund nga Kenan Yildiz për barazimin 4-4 në Milano.
Në pritje të ndeshjes së sotme, Juventus ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit në Torino.
“Bianconeri” dhe Inter janë ndërtuar për të zbritur Napolin nga froni, ndaj nuk mund të lejojnë shumë gabime.
Inter numëron vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit përballë Juventus në kampionat. Kjo do të jetë një provë gjenerale për skuadrat përpara kthimit në futbollin evropian.
Një nga fituesit e Triple-tës zikaltër në vitin 2010, Chivu u vendos befasisht në krye të skuadrës në vendin e Simone Inzaghi-t.
Ai do të provojë të fitojë “Derby d’Italia” përpara se të niset në Amsterdam për sfidën e Champions League ndaj Ajax.
Tek skuadra e Juventusit, shtyhet debutimi i Zhegrovës që duhet të presë ende përpara ndeshjes së pare si bardhezi:
– Formacionet e mundshme
Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Thuram, Locatelli, Joao Mario; Koopmeiners, Yildiz; David. Trainer Tudor
Mungojnë: Cabal, Milik, Miretti, Zhegrova. Squalificati: Cambiaso
Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram. All. Chivu
Mungojnë: –
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


