Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga detyra e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në arsyetimin e Presidentes thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i verifikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre.
Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet.
Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve.
Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur nga Gazeta Express.
Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti “militante partiake”.
Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




