Ka ndodhur

S’e lanë në hotel pa ID me të dashurën, reperi i njohur tenton të vrasë pronarin

Gazeta Si – Reperi i njohur shqiptar Ervin Selita, i njohur ndryshe si Vinz i “Hellbanianz” ka tentuar të vrasë me armë pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në Tiranë.

Ervis Selita ishte i shoqëruar nga një 30-vjeçare, E.D., në momentin e konfliktit, kur tentoi të vriste me armë shtetasin Zeni Xhindin. Selita është një reper i njohur me emrin e artit si Vinz, ai është me originë nga Bulqiza dhe jeton në Londër.

Konflikti nisi fillimisht pasi recepsionisti nuk e la 30-vjeçarin të hynte në hotel pa i dhënë kartën e identitetit për t’u regjistruar.

Më pas në sherr u përfshi një nga pronarët e hotelit, të cilin 30-vjeçari Ervin Selita e qëlloi me armë për ta vrarë, por për fat të mirë, Z.Xh., nuk pësoi asnjë lëndim.

Në ndihmë të 30-vjeçarit shkuan edhe shokët e tij, pasi u njoftuan se çfarë kishte ndodhur. Xhuliano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç, fshehën armën e 30-vjeçarit me të cilën qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.

Ervin Selita u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasja me dashje mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Edhe 30-vjeçarja që e shoqëronte atë u arrestua nën akuzën për moskallëzim krimi.

Ndërkohë që shokët e Selitës u shpallën në kërkim për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Vinz, është një reper i njohur me origjinë nga Bulqiza dhe jeton në Londër. Ai është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën ‘Hellbanianz’ në kryeqytetin britanik, që kontrollojnë tregun e kokainës.

Gazeta britanike, “Daily Mail”, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë