Shendet

Nuk e di kë ke mjek të familjes? Dy rrugët si e gjen

Shumë qytetarë  nuk e dinë se cili është mjeku i tyre i familjes dhe qendrat ku duhet të drejtohen për t’u vizituar. Kjo gjë shpesh bën  që të anashkalohen hallkat shëndetësore. Por në një situatë aspak të zakonshme ku është shëndetësia dhe vendi ynë për shkak të pandemisë së Covid-19,  kjo sjell shumë probleme, përfshirë këtu edhe mbi ngarkesën e spitaleve. Ajo çfarë vihet re këto kohë, qytetarët që dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19 drejtohen në QSUT, në spitalet private ose në rastet më të këqija nuk komunikojnë me mjekun dhe e kalojë sëmundjen me kura alternative.  Ndërkaq ekspertët e Komitetit Teknik kanë përcaktuar se duhet ndjekur një linjë për shqetësimet e qytetarëve. Nëse ata dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19, duhet të kontaktojnë me urgjencën kombëtare 127 ose duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes. Por kur nuk e dinë kë mjek kanë?

Ministrja Manastirliu u shpreh se qytetarët të cilët nuk e dinë se kë kanë mjek familje duhet të kontaktojnë në numrin 0800 40 40, për të marrë më shumë informacion se ku është qendra e tyre shëndetësore dhe cilin mjek kanë. 

Në daljet e tyre para medias ekspertët e Komitetit Teknik e kanë përcaktuar se për rastet emergjente qytetarët duhet të kontaktojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Mjeku i familjes mund të mësohet edhe nëpërmjet faqes online të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të  Kujdesit Shëndetësor.

Fillimisht duke klikuar në  rubrikën “e-sherbime”, e më pas në pjesën “kliko mjekun” duke vendosur më pas të dhënat e kartës së identitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë